Gjashtë avionë të avancuar Rafale të blerë nga Athina mbërritën në kryeqytetin grek e fluturuan ulët në formacion, duke demonstruar forcën përpara dorëzimit zyrtar tek autoritetetet greke. Avionët luftarakë me shumë funksione me një krah të veçantë në formë trekëndëshi ishin dërgesa e parë e madhe që rezultoi nga marrëveshjet e mbrojtjes miliarda euroshe të firmosura qeveritë greke dhe franceze vitin e kaluar.
Greqia ka ndarë gati 2.5 miliardë euro për të blerë 18 avionë Rafale, 12 nga forcat ajrore franceze dhe gjashtë të sapondërtuara nga kontraktori ushtarak Dassault me bazë në Paris. Qeveria greke planifikon gjithashtu të blejë gjashtë avionë të tjerë Rafale në një datë të mëvonshme dhe të shpenzojë 3 miliardë euro shtesë për tre fregata të reja të prodhimit francez. Dy vendet aleate të NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje të gjata mbi kufijtë dhe të drejtat e shpimit per naftë dhe gaz në Mesdheun Lindor, përplasje këto që cuan në një prag të konflikti të hapur në vitin 2020. Turqia dhe Greqia kryejnë patrulla konkurruese të forcave ajrore në Detin Egje lindor rreth ishujve grekë përballë vijës bregdetare të Turqisë.
Tensionet në rajon e shtynë Athinën të përshpejtojë programin e saj të përmirësimit ushtarak dhe të forcojë lidhjet e mbrojtjes me aleatët Francën dhe Shtetet e Bashkuara, marrëdhënie këto që sipas ekspertëve i ofrojnë një Greqisë një dimension strategjik shumë të nevojshëm.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#Rafale#TopChannelNews
Ещё видео!