Ish-Përfaqësuesit e Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare në rajon, Christian Schwarz-Schilling dhe Valentin Inzko i kanë dërguar një letër urgjente liderëve të BE-së dhe NATO-s për ta mbrojtur Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti Bosnje e Hercegovinën nga një skenar i ngjashëm me atë të Ukrainës.
Ata i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe presidenti serb, Aleksander Vucic mund të përfitojnë nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe të provokojnë incidente apo mbase edhe një luftë të re në Bosnje e Kosovë.
Letra vjen pas telefonatës së Dodikut me Lavrovin dy ditë më parë.
“Serbia dhe Republika Srpska nuk i kanë arritur qëllimet e tyre. Përveç kësaj, ata ushqejnë marrëdhënie shumë të ngushta me Rusinë. Prandaj, ne kemi frikë se agresioni aktual kundër Ukrainës mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, në radhë të parë në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”, thuhet në një letër të përbashkët të cituar nga Deutsche Ëelle.
Si zgjidhje më të mirë, ata sugjerojnë pranimin e Bosnje e Hercegovinës në BE sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke vënë në dukje se ky është një lloj edhe detyrimi moral marr parasysh zhvillimet e viteve 90-ta.
Siç theksojnë Inzko dhe Schëarz-Schilling, ata besojnë se plani i Dodikut për shkëputjen e “Republika Srpskas” është ende i gjallë dhe kërkojnë vendosjen e trupave të NATO-së dhe EUFOR-it në kufirin mes Bosnje e Herecegovinës dhe Serbisë.
“Askush nuk e di se cilat janë qëllimet e Putinit. Qytetarët e rajonit duhet të marrin garanci nga NATO në rast se lufta përhapet në Ballkanin Perëndimor,” ka thënë Inzko.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ballkan#Konflikti#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/q2rSs3JnjSU/mqdefault.jpg)