Presidenti serb Aleksandër Vucic dhe Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kanë vëzhguar stërvitjet ushtarake në Serbi më 22 prill, ku janë shfaqur armë moderne vdekjeprurëse.
Këto stërvitje ushtarake u mbajtën në kohën kur lufta në Ukrainë po vazhdon dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me tensione.
Kryeministri Orban, arriti në Serbi në një vizitë të paparalajmëruar. Ai u mirëprit nga presidenti serb, Vuçic, që tha se ishte i lumtur që “të mirëpriste një mik të madh të Serbisë”.
Stërvitjet ushtarake të së shtunës u mbajtën në një aeroport ushtarak në periferi të Beogradit. Në këto stërvitje u shfaqën avionët luftarakë të prodhimit rus, MiG-29 dhe helikopterët Mil, por edhe sistemet kundërajrore ruse dhe dronët, që Serbia ka pranuar së fundi.
Në fillim të marsit 2020, sistemi rus kundër-ajror "Pancir S1", të cilin Serbia e bleu nga Rusia, iu dorëzua Serbisë. "Pancir S1" u dorëzua në Serbi nga aeroplani rus Antonov 24 "Ruslan", pjesërisht edhe përmes hapësirës ajrore të Bullgarisë, një anëtare e BE-së dhe NATO-s.
Rritja e arsenalit ushtarak të Serbisë ka rritur shqetësimet në mesin e disa shteteve fqinje, që kanë shprehur frikën se mund të kërcënohet paqja e brishtë në rajonin që ishte mbërthyer nga luftëra të përgjakshme në vitet ’90.
Të dy liderët mbajnë lidhje politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht agresionit të Moskës në Ukrainë. Raportet e tyre me Moskën kanë qenë shkak i mospajtimeve me shtetet evropiane dhe Shteteve të Bashkuara.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/q3Q2ULcBVAo/maxresdefault.jpg)