Ish-Ministri Aldo Bumçi është thirrur në SPAK këtë të martë, në lidhje me rihapjen e hetimeve për çështjen “Gërdeci”.
Aldo Bumçi është thirrur si person që ka dijeni, pasi në vitin 2008, ai ka mbajtur postin e Ministrit të Drejtësisë.
Çështja Gërdeci u rihap pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, kallëzoi ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në SPAK.
Nga ana tjetër SPAK ka dërguar në korrik të këtij viti një letërporosi në SHBA, ku kërkohet marrja në pyetje e Fatmir Diverolit, trafikantit të armëve nga Kalifornia.
Mediu provoi të gjitha shkallët e gjyqësorit për të kundërshtuar rihapjen e hetimeve, por Gjykata Kushtetuese me një vendim të korrikut 2022, vendosi të lërë në fuqi, vendimin e Gjykatës së Lartë, që kishte njohur më herët vendimin e Gjkykatës së Posaçme të Apelit për rihapjen e këtyre hetimeve.
Fillimisht Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për ta rigjykuar Mediun, me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për rishqyrtimin e çështjes dhe se nuk ka prova të reja. Mirëpo Prokuroria e Posaçme e çoi çështjen në Apelin e Posaçëm ku u vendos për rihapjen e çështjes.
Në shpërthimin që ndodhi në fabrikën e demontimit në Gërdec, më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, si dhe u dëmtuan mbi 3000 banesa.
SPAK ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish-zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dosja#Gërdeci
Ещё видео!