Një në 8 persona vuan nga problemet e shëndetit mendor. Shifra u bë publikë nga Urdhri i Psikologut në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.
Sipas psikologes Valbona Treska, problematikat janë në rritje edhe tek adoleshentët, pasi sipas OBSH, nëse në një vit sëmundjet mendore prekin 19% të popullsisë së rritur, tek adoleshentët ato arrijnë në 46%.
Një shqetësim që ngriti drejtuesja e Urdhrit të Psikologut është edhe keqpërdorimi i medikamenteve.
Një mesazh për këtë ditën përcolli edhe zonja e parë, Armanda Begaj, e cila tha se duhet të komunikojmë më shumë me njeri-tjetrin, por edhe specialistët për ankthin dhe depresionin, si dhe të sigurojmë një mjedis tolerant dhe mbështetës për të gjithë, pa stigmë e diskriminim. “Askush të mos jetë vetëm duke luftuar në heshtje!”, theksoi ajo.
Me rastin e 10 Tetorit, Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Urdhri i Psikologut, për të ndërgjegjësuar qytetarët ka vendosur fjongon jeshile edhe në linjat kryesore të transportit urban në kryeqytet.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!