Këto janë pamjet e sherrit mes të burgosurve në burgun e Koridhalos në Greqi, ku mbeti i vrarë shqiptari Alfons Ndoci. Gjatë përlasjes fizike mes të burgosurve, shqiptari tjetër Xhuliano Halili qëlloi me thikë Ndocin duke e lënë të vdekur në vend.
Në grupin e të dënuarve që përplasen mes tyre ishte edhe Laert Haxhiu i cili pak ditë më parë u ekstradua në Shqipëri. Autoritetet greke thonë se sherri mes të dënuarve nisi për shkak të temperaturave të larta dhe vapës së padurueshme në ambientet e burgut Koridhalos. Alfons Ndoci 35 vjec, ishte një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Greqi për vrasje. Nga sherri mbeti i plagosur dhe i burgosuri tjetër Altin Vokrri nga Gjakova e Kosovës.
Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në Greqi, Ndoci ka vrarë pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi pasi bëri rezistencë gjatë grabitjes. Në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë. Pak ditë më pas ai u arrestua sërish, pas një operacioni të forcave speciale greke.
Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”. Ndërkohë autori, 41-vjecari Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, mori përsipër autorësinë e ekzekutimit të Alfons Ndocit pasi policia gjeti në dhomën e tij thikën me të cilën dyshohet se ai kreu krimin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!