Ka ndërruar jetë në burgun e Peqinit i dënuari me burgim të përjetshëm, Andon Mëhillaj. 44-vjeçari, Mëhillaj njihej si anëtar i bandës së tritolit dhe ishte dënuar në 2017 nga Apeli i Krimeve të Rënda. Paraprakisht thuhet se ai mund të ketë ndërruar jetë nga infarkti. Për vdekjen e tij kanë reaguar familjarën të cilët pretendojnë se e kanë helmuar në burg.
Gazetari i Abc News, Aldo Kozarja në një lidhje telefonike raportoi se Mëhillaj është gjetur në gjendje të rënduar mbrëmjen e djeshme. Ai qendronte në dhomë vetem në burgun e Peqinit, kur u konstatua nga gardianët me probleme me shëndetin. Më tej është transportuar në spitalin e burgut në QSUT në Tiranë, ku ndërroi jetë.
Andon Mehillaj nga Vlora ishte dënuar me burg përjetë, ndërsa kushëriri i tij, Genis Mehillaj me 10 vite.
Kujtojmë se kjo bandë u zbulua pas rrëfimit të të penduarit Julian Sinanaj, i cili i ka shpëtuar dënimin me burg përjetë dhe u dënua me 25 vite burgim. Banda e tritolit u dënua për 38 akuza, përfshi vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe për vendosjen e tritolit ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ardian Kollozi.
Hetimi për këtë grup nisi në janar 2014, pas disa atentatesh me lëndë plasëse që ndodhën në Vlorë dhe Tiranë. Arrestimi i kreut të grupit, Julian Sinanaj, më 25 janar 2014 dhe prangosja e ndihmësit të tij Ndriçim Gjokona, hapi rrugën e zbardhjes së të paktën gjashtë ngjarjeve të rënda kriminale, dy nga të cilat vrasje me armë në Vlorë dhe të tjerat atentate me eksploziv të mbetura në tentativë./abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
![](https://i.ytimg.com/vi/qO9Jt6ArclI/maxresdefault.jpg)