#sekusetrohenpasuri #altingega
Gjashtë pasuri tokë truall e arë dhe dy njësi banimi në pronësi të familjarëve të shtetasit Altin Gega, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës.
Gega u arrestua në Korrik të viti 2021 pas një operacioni anti-drogë ku u sekuestruan 1 kilogram kokainë. Në atë kohë ai nuk iu bind policisë duke u larguar me këtë makinë, për t’u arrestuar disa orë më vonë.
Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë treguan se Gega, i njohur edhe me mbiemrin Çoku, është i përshirë në trafik të lëndëve narkotike, kanabis e kokainë, në Shqipëri, në Itali, Holandë, por më i fokusuar dhe në mënyrë më intensive në Gjermani.
Prokuroria thotë se familjarët e Altin Gegës nuk arrijnë t’i justifikojnë pasuritë nga pikëpamja ekonomike dhe për këtë arsye ato duhet të bllokohen deri në përfundimit të hetimit pasuror të nisur për të.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/qZbuHZ3SK0A/mqdefault.jpg)