[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Te gjithë besimtaret e krishtere festojnë lindjen e Krishtit. Atmosfera festive ka nisur ne mesnate, ne katedralen e “Shën Palit” ku u mbajt mesha tradicionale e drejtuar nga Arqipeshkvi i Arkidioqezës te Tiranës dhe Durrësit, imzot Xhorxh Frendo. Mijëra besimtare katolike me qirinj ne duar kane uruar Krishtlindjen dhe jane lutur per me shume mbarësi dhe dashuri. Ndërsa ne fjalën e tij imzot Xhorxh Frendo e vuri theksin tek pasiguria qe mbizotëron sot ne bote per shkak te terrorizimit. Arkidioqeza e Tiranës dhe Durrësit ka vendosur qe ketë vit nuk do te ketë pritje nga politikanet apo ambasadoret, por do te shtrojnë nje dreke per familjet e varfra. Edhe ne katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” është mbajtur mesha e krishtlindjeve. Herët ne mëngjes besimtaret ortodokse kane ndjekur ritet fetare. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i beri thirrje qe njerëzit te mposhtin arrogancen, pasi sipas tij ajo minon bashkëjetesën fetare.
Ещё видео!