Kryeministri Albin Kurti ka raportuar të enjten në Kuvendin e Kosovës me ftesë të deputetëve lidhur me dialogun me Serbinë dhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçic.
Kurti tha se presidenti serb nuk pajtohet me përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve pasi refuzoi të nënshkruante plain e paraqitur nga BE. Në takimin e fundit Kurti tha se BE-së i ka ofruar të nënshkruante marrëveshjes bazike me Serbinë, por sipas tij, të Vuçic ka refuzuar të vërë firmën.
Pas takimit në Bruksel, përfaqësuesit e BE-së si lehtësues të dialogut, thanë se edhe Kosova, edhe Serbia e kanë pranuar tekstin e kësaj marrëveshjeje bazë dhe pritet në vazhdim të diskutohet për planin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Ai tutje tha se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën hap të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve të jashtme ndërkombëtare ndërmjet dy shteteve të pavarura.
Sipas tij, ajo bazohet në parimin e barazisë së sovranëve, respektin për integritetin territorial, heqjen dorë nga pengesat për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, njohjen e simboleve shtetërore, pasaportave etj.
Tutje, Kurti tha se i vetmi nen ku ka një problem në këtë marrëveshje është ai që lidhet me obligimet e trashëguara e për të cilat ka një konsensus ndërkombëtar që ato duhen zbatuar.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurti#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/qakM7aINJVo/maxresdefault.jpg)