[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ky është momenti kur dy aktivistë të partisë socialdemokrate hyn në konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova.Aktivistët thanë se nuk mund të lejojnë fjalimin e një përfaqësuese të një gjykate të padrejtë, që po përpiqet ta ndryshojë historinë e Kosovës.Pas largimit e tyre nga salla, kryetarja e gjykatës vazhdoi konferencën duke i ftuar dy të rinjtë të merrnin pjesë.EKATARINA TRENDAFILOVAKRYETARJA E GJYKATËS SPECIALE NË HAGË“Me vjen keq që se kuptova çka tha ky djalosh, besoj deshi të bëj pyetje, por është mirë që dikush të na përkthejë. Po ju qaseni këtij takimi në mënyrë ekocionale, por të jemi të qetë të vazhdojmë pastaj mund të bëni pyetje”Ndërkohë gjatë konferencës, disa qytetarë dolën në protestë më thirrje kundër gjykatës speciale. Policia arrestoi kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili është bashkëshorti i ish-ministres së arsimit Besa Shahini. Moliqaj dhe disa aktiviste të tjerë shkruajtën me bojë të bardhë fjalën “non grata” në automjetin e EULEX-it.Kryetarja e gjykatës speciale, Ekatarina Trendafilova, dhe administratorja Fidelma Donlon do të qëndrojnë në Kosovë për një vizitë dy ditore, ku do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Subscribe: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/qdKK4XJSQcY/mqdefault.jpg)