Ky është prej momenteve kur një nga anëtarët e grupit të trafikantëve, që drejtohej nga Brikena Frakulli, i shesin një klienti të tyre një sasi heroine.
Tv Klan ka siguruar ekskluzivisht këto pamje të filmuara nga nje kamera amatore gjatë shitjes së dozave të droges në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë.
Siç shihet, takimi mes klientit dhe trafikantes kryehet në rrugël, pasi më herët kanë komunikuar me njëri-tjetrin në celular. Pasi merr dozën e heroinës, klienti largohet, ndërsa trafikantja i drejtohet bazës që ndodhej po në këtë zonë. Ajo është një banesë e përshtatur për të fshehur kokainën dhe heroinën që u sigurohej nga Frakulli.
49 -vjeçarja nuk mjaftohej me shitjen e drogës nga anëtarët e grupit që drejtonte, mes të cilëve ishte dhe djali i saj 20-vjeçar Klevi Banushi. Por ajo dilte dhe vetë për të shitur lëndën narkotike.
Këto janë disa prej momenteve kur Frakulli është fiksuar nga agjentët e hetimit të narkotikëve në Policinë e Tiranës, të cilët pas disa javë hetimesh goditën këtë grup kriminal dy ditë më parë. Pas arrestimit u sekuestruan rreth 4 kg heroinë dhe 2 kg kokainë gati për shitje.
Për 4 të arrestuarit, mes të cilëve dhe koka e grupit, Brikena Frakulli, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. 49 -vjeçarja u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje.
Policia po i vijon hetimet, pasi ka arritur të bjerë edhe në gjurmët e personit që furnizonte me lëndë narkotike grupin.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!