Qeveria greke ka lehtësuar procedurat e lëvizjes për mijëra shtetas shqiptarë, që kanë aplikuar për leje qëndrimi në Greqi, por nuk e kanë përfituar ende këtë leje.
Sipas vendimit të autoriteteve greke, të gjithë shtetasit shqiptarë, që kanë aplikuar për t’u pajisur me leje qëndrimi për herë të parë, apo që kanë aplikuar për rinovim të lejes së qëndrimit, mund të lëvizin drejt Shqipërisë me dokumentin e aplikimit dhe të rikthehen sërish në Greqi pa hasur në pengesa në kufi.
Për këtë kategori, autoritetet greke thonë se aplikuesit duhet të kenë gjithmonë me vete një dokument të vlefshëm, pasaportë apo dokumente të tjera që njihen nga qeveria grek .
Në lidhje me këtë vendim, Ambasada shqiptare në Athinë se do të përfitojnë të gjithë ata që kanë aplikuar për lejë qëndrimi dhe se vendimi është marrë përmes ndërmjetësit të Ambasadës te autoritetet përkatëse greke.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Greqi#Emigrante
![](https://i.ytimg.com/vi/qrnR1UyxF1w/maxresdefault.jpg)