Diskutim i Hapur mbi themelimin, funksionimin dhe administrimin e Dhomave tё Specializuara dhe Zyrёs sё Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs nё Hagё, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca, përfaqësuesve të ekipit të mbrojtjes pranë Dhomave të Specializuara, të institucioneve zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, shoqërisë civile dhe akademisë, organizuar nga Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane.
Nё fjalёn e saj z. Pallaska, përgëzoi për organizimin e takimeve të tilla si një domosdoshmëri për të ndërgjegjësuar opinionin publik në hapësirën shqiptare dhe më gjerë, madje është një diskutim i vonuar. Gjithashtu në cilësinë e një prej avokateve për një prej të akuzuarëve në Hagë solli argumenta mbrojtes, konsideroi që Gjykata Speciale është një rast të paprecedentë në botë për ngritjen e një gjykate në botë, pa asnjë element të shtetit të Kosovës dhe administrimi bëhet nga ndërkombëtarët.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs nё Hagё u themeluan në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, një amendamenti kushtetues, si dhe në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës. Juridiksioni i Dhomave të Specializuara përfshin krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera të parashikuara në legjislacionin e Kosovës, të cilat kanë filluar apo janë kryer në Kosovë ndërmjet 1 Janarit 1998 dhe 31 Dhjetorit 2000 nga ose kundrejt qytetarëve të Kosovës apo Ish-Republikës së Jugosllavisë. Si të tilla, Dhomat e Specializua Specializuara veprojnë në mënyrë autonome, të pavarur nga organet administrative dhe gjyqësore tё sistemit gjyqësor të Kosovës.
Për më tepër informacione për këtë iniciativë mund të ndiqni llogaritë e Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane në rrjetet sociale dhe web:
Web: www.issh.al
facebook: @institutiSSH
instagram: @instituti_issh
twitter: @issh_al
Ещё видео!