Ortopedia është një nga departamentet me shërbim 24 orë urgjencë.
Ekipi mjekësor, drejtuar nga Dr. Tonin Alia trajton me sukses, çdo dëmtim dhe traumë ortopedike, me anë të teknikave moderne dhe bashkëkohore.
Departamenti i Ortopedisë të Spitalit Amerikan 3 trajton një gamë të gjerë të sëmundjeve ortopedike dhe të dëmtimeve muskulore të skeletit.
Ky departament është i specializuar në:
• Anomalitë kongjenitale
• Art. Pelvike dhe gluteale
• Artrodezat
• Artroplastitë
• Artroskopia e bërrylit, kyçit të dorës
• Artroskopia e gjurit
• Artroskopia e shpatullës
• Artroskopitë
• Gipsi dhe atelet (gipsi plastik)
• Imobilizimi i artikulacioneve me anestezi
• Kirurgjia e artikulacioneve, kirurgji e hapur
• Kirurgjia e ekstremiteteve, mikrokirurgjia
• Kirurgjia e laseracionit të indit të butë
• Nxjerrja e implantit
• Ortopedi pediatrike
• Osteomieliti
• Osteotomitë
• Reponimi i mbyllur i luksacioneve
• Riparimi i luksacioneve teë përsëritura
• Trajtimi i luksacioneve
• Trajtimi kirurgjik i frakturave
Në Departamentin e Ortopedisë, sigurimi i diagnozave dhe trajtimeve më moderne bëhet nga specialistë tepër të kualifikuar në të gjithë sistemin muskulor dhe të skeletit, në sëmundjet e shtyllës kurrizore, në trauma dhe në endoprotezimet.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Ещё видео!