Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic, nga i cili ka kërkuar që të bëjë të gjitha përpjekjet për kthim në dialog.
Von der Leyen ka thënë se ka biseduar edhe për rolin e Serbisë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
“Fola me presidentin Aleksandar Vuçic sot për rolin e Serbisë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. I kërkova që të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbështetur kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Von der Leyen në Tëitter.
Von der Leyen bisedoi më herët edhe me kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar që shtensionet situata dhe palët të kthehen në dialog.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shpreh i sigurt se Perëndimi shumë shpejt do të dalë me një tekst për statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se Serbia as që do të pyetet.
Lideri serb shtoi se shteti i tij po “bën më të mirën për të ruajtur paqen dhe gjithmonë jemi të gatshëm për kompromise”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#VonDerLeyen#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/qyK69hAUbrE/maxresdefault.jpg)