Aeroplanmbajtësja më e re amerikane ka nisur misionin e saj të parë ushtarak të martën duke iu bashkuar aleatëve.
Sipas marinës amerikane anija USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja e parë që krijohet pas më shumë se 40 vitesh dhe ka kushtuar 13 miliardë dollarë.
Anija është ndërtuar në muajin nëntor 2009 dhe miratimin për përdorim e ka marrë nga ish- presidenti amerikan Donald Trump në 2017. Gjithashtu marina ka nisur ndërtimin edhe të dyja aeroplanmbajtëseve të tjera, që do të quhen USS Kennedy dhe USS Enterprise.
Kjo anije është e pajisur me teknologjinë më të fundit, përfshi edhe përdorimin e sistemeve elektromagnetike, ku përdoret energjia elektrike për nisjen e avionëve nga pista e anijes. Kjo bën që të harxhojë më pak orë mes nisjes së disa avionëve njëri pas tjetrit. Anija është e pajisur me një radar me dy breza të ndryshëm frekuencash, duke u bërë e vetmja që përdor këtë lloj radari.
Në një deklaratë marina amerikane tha se në operacionin e saj të parë do të përfshihen rreth 9000 personel ushtarak nga 9 shtete, 20 anije dhe 60 avionë. Shtetet pjesëmarrëse në këtë stërvitje ushtarake janë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe Suedia.
Source: 13News.now & Daily Mail
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Aeroplanmbajtësja#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/qyU6wmUpzi4/maxresdefault.jpg)