Lumi Vjosa shpallet zyrtarisht “Park Kombëtar”, kategoria më e lartë e mbrojtjes. Me këtë vendim qeveria siguron ruajtjen e lumit të fundit të egër në Europë dhe ndalon ndërtimet pranë lumit Vjosa, përfshi këtu edhe HEC-et që sollën debate jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit.
Kumbaro: “Kemi sot vendimin përfundimtar që e shpallim lumin e Vjosës, lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë si “Park natyror”. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtjeje në 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, sipërfaqja bregore e lumit, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore të cilat së bashku me të tre degët e lumit Vjosë: Lumi Drino, lumi Bënçë dhe lumi i Shushicës, bëjnë atë që quhet sot parku i parë në Evropë i një lumi të egër siç është lumi Vjosa”
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e arsimit Evis Kushi sqaroi se me ligj do të ndalohen të japin mësim personat me precedentë penalë, si dhe do të krijohet hapësira që të penetrojnë në sistemin arsimor profesionistë pa diplomë mësuesie.
Kushi: “Sikush që ka mbaruar ekonomi apo IT mund të ndjekë një program studimi me 30 kredite, mund të marrin licensën, bëjnë praktikën e më pas bëhen mësues. Pra duhet të kalojnë një rrugë për të ushtruar profesionin e mësuesit. Ligji ofron më shumë siguri për nxënësit duke bërë që në shkollat e institucionet arsimore të mos punësohen persona me precedentë penalë. Na u desh të ndërhynim në ligj sepse edhe personat që janë rehabilituar nuk do të kenë të drejtë të punësohen në këto institucione.”
Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se me VKM-në e firmosur këtë të hënë, të gjitha bizneset me numër të lartë të punësuarish duhet me detyrim të punësojmë persona me aftësi të kufizuara.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Qeveria#Vjosa
Ещё видео!