Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Situata e ndërlikuar në Mitrovicë e ka penguar komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, Karlo Kabigiozo, të lërë Prishtinën për të ndjekur stërvitjen e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s në Shqipëri. Në bazën ajrore të Gjadrit është zhvilluar stërvitja ku është stimuluar një situatë konflikti, ku ushtarëve të NATO-s u kanoset rrezik nga njerëz të armatosur dhe me maska.
Trupat e NATO-s të vendosura në veri të Shqipërisë, janë prapavija e trupave në Kosovë ndaj dhe kjo stërvitje i shërben rritjes së shkallës së gadishmërisë. Ndërkohë numri 1 i NATO-s në Shqipëri, Amilcare Kazaloto, u shpreh se aleanca po e mban nën kontroll situatën në Mitrovicë.
“Dua të them se ata që janë përgjegjës për sa i përket forcave të KFOR-it në Kosovë, po përpiqen ta zgjidhin situatën në mënyrë sa më paqësore, mbi të gjitha për të mos i sjellë dëme popullsisë vendase”.
Kazaloto ka siguruar se NATO është e përgatitur të qëndrojë gjatë në rajon në mbrojtje të paqes./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/r4kbp7UJPXM/maxresdefault.jpg)