15 dhjetori është afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë Qeverisë për alokimin e fondit prej 30 milion eurosh për shtrirjen e elektronikës në 6 bashki krahas Vorës.
Përtej këtij limit për kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, realizimi i procesit është një mision i pamundur.
“Maksimumi mesi i muajit që vjen, përndryshe edhe nëse këto para do të jenë të mundura për t’ia dhënë KQZ procesi i realizimit duke përfshirë edhe atë të prokurimit të pajisjeve kërkon kohë që për atë ç’ka ngelet nuk është e mjaftueshme”.
Teksa KQZ është në pritje që ekzekutivi të hapë thesin, edhe partitë politike duket se janë të painteresuara për zgjerimin e votimit dhe numërimin elektronik.
“Nuk duket se ka shtysë të fortë nga to”, u shpreh Celibashi.
Kryekomisioneri Celibashi nuk mirëpret ndryshime të minutës së fundit as për ndryshimin e ligjit zgjedhor, pasi ato rrezikojnë te ndikojnë negativisht në procesin e pranverës.
“Besoj se ky kod rregullator sa i takon zgjedhjeve vendore do jete ne fuqi dhe nuk do ketë ndryshime përndryshe nëse këto ndryshime janë të thella natyrshëm nuk do impaktojnë pozitivisht në përgatitjen e administrimit e procesit zgjedhor. Duket se s’do ndryshoje asgjë”.
Reforma zgjedhore po ecën më hapat e breshkës ndërsa aktorët politik janë në një mendje që rregullat e lojës të mos ndryshojnë para zgjedhjeve te pranverës.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#IlirjanCelibashi#KQZ#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/r67UyjrEIQ0/maxresdefault.jpg)