Në një sulm të mundshëm të forcave ruse kundër Ukrainës, dronët e prodhuar në Turqi, përveç provës në betejë, do të përballeshin edhe me sfidën e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë. Përkundër paralajmërimeve të Moskës, kompanitë turke kanë vazhduar furnizimin e Kievit me dronë ushtarakë, të cilët kanë pasur role kyç në konfliktet e fundit. Ndërsa Rusia vazhdon grumbullimin e trupave në afërsi të kufirit të saj me Ukrainën, Turqia vazhdon furnzimin e Ukrainës me prodhimet e fundit të dronëve ushtarakë. Nga Libia në Siri, dronët turq njihen në treg si të lirë dhe efektiv. Këta dronë morën vëmendje botërore më 2020, për rolin kyç në triumfin e Azerbajxhanit ndaj forcave të mbështetura nga Armenia, në enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Por në rastin e Ukrainës, dronët do të përballeshin me një sfidë shumë më të madhe nga forcat ruse. Në konflikte si ai në Siri, Libi, Nagorno-Karabak, dronët e Turqisë janë përdorur ndërsa në anën tjetër ka pasur cilësi të dobët të mbrojtjes ajrore, ose nuk ka pasur fare. Ushtria ruse ka një numër të madh pajisjesh të avancuara për mbrojtjen ajrore.Disa ekspertë thonë se përdorimi i dronëve turq nga ushtria ukrainase në sulmet kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në tetor, theksoi rëndësinë ushtarake dhe psikologjike të dronëve. Rusia e dënoi në atë kohë përdorimin e dronëve turq nga ana e Ukrainës. Presidentët e Turqisë dhe Rusisë kanë krijuar lidhje të forta, gjë që ka ngritur shqetësime në NATO. Turqia është e varur nga gazi rus dhe bashkëpunimi me Rusinë në Siri. Por nëse dronët e prodhuar në Turqi shkaktojnë viktima ruse, marrëdhëniet dypalëshe mund të zbehen. Këtë javë Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan viziton Kievin, në një përpjekje për të ndërmjetësuar në krizën Ukrainë-Rusi, duke shpresuar se shmangia e konfrontimit do të shmangë edhe një zgjedhje të vështirë për Turqinë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Dronët#Ukrainë#TopChannel
Ещё видео!