Edhe pse numri i aksidenteve gjithnjë e më shumë vjen në rritje, statistikat nuk i kanë ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm në rrugët e vendit.
Shpejtësia dhe qarkullimi kundërvajtje, janë dy nga faktorët kryesorë që kanë shkaktuar dhe vijon të shkaktojnë viktima, si pasojë e aksideteve rrugore.
Për pasojë, nuk janë toleruar nga policia rrugore e Tiranës, e cila ka identifikuar disa shtetas, të cilët i reklamojnë këto shkelje në rrjetet e tyre sociale.
Përgjatë së dielës, në rrjetet sociale janë postuar disa video të automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën "Bulevardi i Ri".
Këto pamje u konstatuan në platformën Tik Tok nga policia e Tiranës, të cilët menjëherë bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e këtyre personave.
Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj.
Policia Rrugore e Tiranës edhe njëherë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TikTok#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/rCh6XfWFmaE/maxresdefault.jpg)