Autobusi i “Aldo Morning Show” ka ndaluar këtë të Shtunë te ‘lagjia e Stresit’. Edhe pse i lodhur nga koncerti i mbrëmshëm e pa gjumë, këngëtari i njohur Arkimed Lushaj nuk hezitoi aspak për të dhënë një intervistë.
-Ne të ofrojmë një qeli tjetër, është shumë më moderne. Sapo mbylla një telefonatë, tema është idhujt atëherë dhe idhujt sot. Mori një zonjë që tha se nipçja diku 16 vjeç pëlqen muzikën po e po, por edhe formën e jetës si e bën Stresi.
Stresi: E përshëndes shumë.
-Janë shumë këta, pëlqejnë muzikën, por edhe jetën. Hajde ndaje!
Stresi: Të them të drejtën para se të vija këtu, u futa në Instagram dhe hapa Live-in dhe i informova që pas pak do jem te “Aldo Morning Show” dhe mbase kjo ka ndikuar, kisha rreth 3 mijë veta Live.
-Mbrëmë nga ishe?
Stresi: Mbrëmë kam qenë në Kosovë dhe kam ardhur express për ju në orën 4 e gjysmë të mëngjesit kam arritur.
Ashtu siç e kemi vënë re të gjithë, Stresi i ka rralluar daljet në televizion dhe në lokale, e siç thotë ai studioja ku prodhon muzikë është kthyer në ‘bazën’ e tij. Reperi shton se tashmë ka një tjetër stil jetese dhe është më me këmbë në tokë.
-Po ku je zhduk mor burrë?!
Stresi: Të them të drejtën jeta ime ka ndryshuar pak Aldo, bëj një jetë të mbyllur prej vitesh, në kuptimin merrem me muzikë në studio, nuk shfaqem nëpër lokale. Tani është gjithçka mirë, më mirë kështu.
-Je lodh, je ngop?
Stresi: Jo për t’u ngop s’jam ngop akoma…
-Kjo lloj jete që takon një e takon një...
Stresi: Ne rrimë në bazën tonë në studio, aty kemi lokalin tonë, aty bëjmë gjithçka, takimet e punës…
-A mund ta themi shprehjen “Stresi është mbledh içik” apo është për burra për shpi?
Stresi: Po pak a shumë, jemi me këmbë në tokë.
-Gjithmonë e më pak po del në lajme, është një lloj strategjie që po ndjek ti vetë? Apo është ajo që unë kam qejf ta them, boll plako me këtë se u lodhëm?
Stresi: Jo nuk është strategji, shumë e vërtetë! Unë jam me një moshë…Jam rrit Aldo.
-Sa vajte?
Stresi: Jam 37.
-Mos ja fut kot!!
Stresi: Madje kur dola më tha mami çne ti në emision, i thashë jam te “Aldo Morning Show” dhe të them të drejtën mosmirënjohja është gjëja më e keqe që mund të ketë një njeri, dhe unë i jam mirënjohës televizionit Klan për afirmimin tim në fillimet e mia, dhe e kisha detyrim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!