[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një përplasje me arme mes policisë dhe një grupi trafikantesh droge në lagjen “Kus Baba” ka përfunduar me një polic të plagosur dhe 4 të arrestuar. Operacioni i koduar me emrin “xhip”, u zhvillua mbrëmjen e së enjtes, pas informacioneve qe kishte policia se trafikantet do te bënin dorëzimin e mallit. Policia ka ndërhyrë duke i’u bere thirrje trafikanteve te dorëzoheshin, por ata janë përgjigjur me arme. Për pasojë një nga efektivët ka mbetur i plagosur ne dorë. Por brenda pak minutave policia ka mundur të arrestojë trafikantët: ata janëEdison Begaj, 37 vjeç, Eraldo Metushi, 30 vjeç, Erjon Çela, 32 vjeç dhe Gjergji Dervishi, 23 vjeç. Që të gjithë janë banues ne Vlorë e dy prej tyre të skeduar nga policia si trafikantë droge. Ne kërkim ndërkohë janë shpallur 3 persona të tjerë. Agjentët sekuestruan edhe 50 kilogramë drogë marijuanë të paketuar në formë çokollate, një sasi eurosh dhe disa telefona celularë. Janë bllokuar edhe dy makinat e trafikantëve.
Ещё видео!