Lajme Arkiva 2001
I thirrur në sallë nga mbrojtja e Fatmir Metës, Sali Lushaj ka akuzuar sot si vrasës të Azem Hajdarit, të pandehurin Jaho Salihin.
Një nga njerëzit që ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes është shprehur për herë të parë sot në gjykatë se Salihi dhe Feriz Kernaja kanë qëlluar ndaj deputetit demokrat.
Lushaj tha se dy atentatorët kanë qenë në një Benz ngjyrë të errët, ku shoferi ishte një person që nuk e njihte. Janë dëgjuar 2 breshëri të ndryshme dhe pastaj mjeti është larguar dhe është shoqëruar nga mbrapa prej një fuoristradë të zezë, e cila ka ecur ngadalë.
Lushaj nuk ka përmendur asnjë person tjetër në dëshmi si pjesëmarrës në atentat, ndërkohë që ka përjashtuar pjesëmarrjen e vëllezërve Haxhia në këtë vrasje.
Sipas tij, Ismet Haxhia ka qenë larg vendit dhe vetëm ka parë njerëz që qanin nga larg. E njëjta gjë tha edhe për Izet Haxhinë, ndërsa Fatmir Meta, fill pas ngjarjes i ka garantuar në telefon se nuk ka marrë pjesë në vrasje, por ka pranuar se Jaho i kishte marrë makinën atë ditë.
Ndryshe nga çfarë pritej, as vetë Jaho dhe as avokati i tij nuk kanë reaguar duke mos marrë dhe duke mos bërë asnjë lloj pyetjeje./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!