Fiks Fare ka trajtuar këtë të enjte një denoncim të ardhur nga një qytetar kundrejt spitalit memorial të Fierit.
I përfolur si një nga investimet më të mëdha dhe që do t’u vinte në ndihmë qytetarëve, në fakt vetëm po i sorollat ato.
Pacienti në denoncimin e tij thotë se në spitalin memorial të Fierit mungon kontrasti për të bërë rezonancën e kokës.
Pacienti është i detyruar ta blejë vetë nëse dëshiron të marrë këtë shërbim.
Stafi i Fiks Fare udhëtoi drejt spitalit të Fierit, aty ku personeli mjekësor ka pohuar se për të bërë rezonancën e kokës, kontrastin duhet ta blesh vetë pasi spitali nuk e disponon.
Pyetja që ngrihet në këtë rast është se ku mund ta gjejnë këtë lëndë spitalore pacientët që kanë nevojë për të tillë shërbim?
Në të gjitha farmacitë e Fierit, ku Fiks Fare u interesua nuk gjendej kjo lëndë, por e dinin farmacinë që e shiste kontrastin nën dorë.
Farmaci Teuta ishte farmacia që dihej nga të gjithë që e dispononte dhe ndodhej fare pranë spitalit memorial.
Lënda e kontrastit mund të blihej në farmaci Teuta kundrejt shifrës 6 mijë lekë të reja dhe blihej vetëm pasi të bëhej prenotimi për rezonancë.
Pra edhe pse një investim kolosal, Spitali Memorial i Fierit nuk kishte lëndën bazë për rezonancën. Atë mund ta blije në të zezë në farmacinë afër me të. Për pacientët që nuk mnd ta përballojnë shifrën prej 6000 lekësh të rinj, zgjidhja e vetme është mosbërja e rezonancës, duke rrezikuar edhe vijimin e kurimit të tij.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#Fier#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/r_Voc4Kydq8/maxresdefault.jpg)