Punimet e nisura që në nëntor të vitit 2021, për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Tiranë vazhdojnë me ritme të kënaqshme.
“Hekurudha shqiptare” duke iu përgjigjur interesimit të “DurrësLajm” për vijimësinë e punimeve sqaron se deri më tani është realizuar 42.21% e tyre.
“Punimet janë përqëndruar kryesisht në rehabiltimin e linjës kryesore hekurudhore “Durrës- Tiranë””,- bëjnë të ditur burime zyrtare.
Problematika kryesore që shkaktoi shtyrjen me 6 muaj të përfundimit të veprës infrastrukturore ishte ndërtimi i plotë i 8 urave, që nuk ishin parashikuar në projektin fillestar.
Fillimisht ishte parashikuar vetëm rehabilitimi i tyre, por dëmet që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019, lindi domosdoshmërinë për rindërtimin e tyre nga e para.
Krahas punimeve që vijojnë paralelisht në disa kantiere të projektit, drejtoria e Hekurudhës “po punon dhe për elektrifikimin e linjës dhe ndërtimin e godinave të stacioneve hekurudhore”.
Ещё видео!