Një sulm me armë zjarri në Prizren i ka marrë jetën 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengut si dhe ka lënë të plagosur 27-vjeçarin Rufgen Shehu.
Sipas dëshmisë të të plagosurit dhe personit që i ka transportuar me makinë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, pas një konflikti në një lokal nate “Kobra City” me disa qytetarë nga Kosova.
Në momentin që Visart Cengu, Rufgen Shehu dhe Arben Basha po largoheshin me automjetin e tyre, pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj i ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Cengu humbi jetës gjatë rrugës për në spital, ndërsa i plagosuri Shehu është jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili rezulton me precedent penal, pasi ka qenë i dënuar për trafik droge. Sakaq janë shoqëruar dhe 5 persona të tjerë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!