Rehabilitohet “Lagjja e Artistëve” te Komuna e Parisit, Veliaj: "Investimi në art prodhon edhe ekonomi”
“Lagja e Artistëve” te Komuna e Parisit është transformuar në një hapësirë funksionale për komunitetin nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe u shpreh se, me investimin e bërë, “Lagjja e Artistëve” merr mbrapsht atë çfarë i ka dhënë Shqipërisë në kaq shumë vite, duke përmendur kontributin në fushën e artit dhe kulturës.
“Unë besoj se një lagje që ka prodhuar kaq shumë për vendin, kur kujtoj se këtu kanë pasur studiot e tyre artistët Kristaq Rama, pastaj familja Krisiko, Rira, e shumë të tjerë, vërtet mendoj se i kemi dhënë lagjes mbrapsht atë që lagjia ka i dhënë me shumë bujari gjithë Shqipërisë për vite me radhë. Po ndërtohen ndërtesa të reja, është pjesë e gjithë zonës së “Komunës së Parisit”, kështu që duam të vazhdojmë me ndërhyrjet nëse banorët kanë dëshirë që pallatet e vjetra t’u bëjnë ndonjë investim shtesë, të tipit veshje me kapotë apo ashensor”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku falënderoi punonjësit e bashkisë për punën e mirë të bërë me rehabilitimin e lagjes. “Dua të falenderoj kolegët që kanë punuar. E di që në Tiranë pjesa më e madhe do të shkojë për pushime në korrik, gusht, por kush ka marrë punë përsipër do rrijë këtu me mua, që t’i çojmë deri në fund.
Më tej, Veliaj u ndal edhe te hapësirat kushtuar artit në kryeqytet.
Investimi në art prodhon ekonomi. Di të them se për çdo një qindarkë që kemi investuar në art e në kulturë, ka prodhuar shumëfish në turizëm, me shpenzimet e tjera dhe rritjen e vlerës së pronës”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ErionVeliaj#KomunaeParisit#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/sA51yjmpbiI/maxresdefault.jpg)