Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Kryeministri Edi Rama ka shkuar të vizitoje nga afër Hashim Thacin në burgun e Hagës. Ishte vetë kreu i qeverisaë shqiptarë që përmes një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentet e hyrjes në këtë burg për të takuar Thacin. Vizita e Ramës vjen në një kohë kur Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, bëri të ditur se Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat e reja lidhen me krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.
![](https://i.ytimg.com/vi/sHGKQT9BpLo/maxresdefault.jpg)