Një breshëri automtiku, u zbas në rrethana misterioze mbi dy vëllezërit shqiptarë, Florenc dhe Glevis Tola në Janar të 2015. Dy vëllezërit jetonin prej vitesh në Holandë në zonën e njohur si “lagjja e bullgarëve”, ndërsa vinin shpesh në Shqipëri.
Krimi i dyfishtë u krye në banesën e tyre në Holandë, ku dy të rinjtë nga Elbasani jetonin prej disa vitesh. Asokohe autoritetet policore ngritën dyshime për përfshirjen e dy vëllezërve në pazaret e drogës.
Për vrasjen e Florenc dhe Glevis Tolës u akuzua fillimisht një person i identifikuar si Herald, i cili në momentin e atentatit ndodhej në kuzhinën e apartamentit të dy vëllezërve. Në rrethanat e mungesës së provave, ky shtetas u la i lirë, ndërkohë që nuk u identifikua autori i ngjarjes.
Pas gjashtë vitesh nga ekzekutimi mafioz i dy vëllezërve Tola autoritetet kanë hapur sërisht çështjen. Prokuroi i Roterdamit ka thirrur si të pandehur Serxhio Pikun, i cili mbrëmjen e 15 Janarit ndodhej në po të njëjtën banesë me dy vëllezërit. Nga atentati, Piku ka ngelur i plagosur dhe ka qenë pikërisht ai i cili ka lajmëruar autoritet policore për të mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Me vendim të gjykatës, pritet që Serxhio Piku të paraqitet në gjykatë në datën 15 qershor, për të bërë të mundur të hetohet dhe identifikohet autori i krimit të dyshishtë në familjen Tola.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Holande#Vrasja#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/sLxkQkK76AI/maxresdefault.jpg)