Turqit zgjodhën masivisht këtë verë Shqipërinë për të kaluar pushimet. Rritja me 132% e tyre në vendin tonë është komentuar nga gazeta “Haber Turk”, e cila ka renditur 5 arsyet se perse duhet vizituar Shqipëria për pushime. Në shkrim vendi ynë përshkruhet si një nga vendet më të fshehura në Ballkan që po zbulon potencialin e saj në këtë sektor, duke thyer edhe rekordin turistik këtë verë.
Shqipëria, thotë gazeta, është shndërruar në të preferuarën e re të Ballkanit, duke u bërë edhe një qendër tërheqëse edhe për Turqit. Faktorët që e favorizojnë si destinacion për turqit, argumenton gazetari, janë se nuk kërkohet një vizë për të udhëtuar.
Është i lehte për t’u arritur në kohë dhe mund të gjeni bileta të lira fluturimi. Dhe nga Shqipëria mund të udhëtoni drejt Malit të Zi apo Maqedonisë së Veriut. Në shkrim sugjerohet të merret një makinë me qira dhe të mos dëgjojnë legjenda urbane për rrugët e rrezikshme të Shqipërisë, pasi është shumë e lehtë të udhëtosh me makinë, falë rrugëve dhe tuneleve të reja të ndërtuara.
Nga Tirana, thotë media turke, shkon për 4 orë në skajin më jugor të vendit ndërsa 200 kilometra duhen për në Kotorr, 130 km për në Ohër dhe 260 km për në Prishtinë. Shqipëria preferohet edhe për plazhet befasuese, me të gjitha nuancat e blusë dhe perëndimet e mrekullueshme të diellit.
Për shembull, ishujt e Ksamilit, mund të jenë përgjegjës vetëm për një pjesë të konsiderueshme të fluksit turistik. Sugjeron të zgjidhet maji, qershori apo shtatori, për të kursyer buxhetin tuaj dhe kaloni pushime të këndshme.
Në Shqipëri, thuhet në shkrim, do të gjeni male, kanione, qytete historike dhe vendbanime arkeologjike. Qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, të cilat mbajnë gjurmët osmane, si dhe qyteti antik grek dhe romak i Butrintit do jenë shumë interesantë për t’u zbuluar për ata që duan historinë dhe kulturën.
Evidentohet se turqit dhe shqiptarët janë kulturalisht shumë afër, si në gjuhë, por edhe ne tradita. Theksohet se kanalet shqiptare transmetojnë seriale turke dhe këto seriale ndiqen me titra dhe pa dubluar pothuajse në çdo shtëpi. Kjo u mundëson të mësojnë turqisht.
Ndërsa në fund nxirret në pah se Shqipëria cilësohet si nja nga vendet turistike më ekonomike në Europë, pasi mund pini kafe me një euro, të hani picë me 7 euro dhe të pini birra me 2-3 euro. Por edhe mund të akomodoheni në hotele me 70-80 euro dhe të gjeni shezlonge me 20 euro në ditë.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/sPG786OnK6o/maxresdefault.jpg)