Vetëm 10% e pronave shtetërore janë regjistruara sipas ligjit. Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame u ka bërë thirrje institucioneve që të bëjnë online regjistrimin, si e vetmja rrugë për të shmangur abuzimet.
“Janë 260 mijë prona shtetërore, 150 mijë u jane transferuar institucioneve, por vetëm 20 mijë janë regjsitruar në kadastër. Kjo është e vetmja mënyre për t’i ruajtur këto prona nga abuzimet. “
Mes institucione që kanë pasur më shumë probleme me pronat ai përmendi disa ministri.
“Kryesisht është abzuuar me pronën shtetërore të institucioneve që kanë pasur hapje në territor. Ministria e Mbrojtjes përshembull ka pasur me mijëra reparte të paregjistruara. E njëjta gjë ka ndodhur me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit.”
Thirrje për regjistrim të pronës ai i bëri edhe presidencës, pasi është institucion i pa regjistruar.
"Në vitin 2020 nuk u dekretua nga Presidenti ligji i asaj kohe. Unë i bëj thirrje prapë aparatit të Presidencës të aplikojë në sistem për regjistrimin e pronave.”
Sipas kreut të Kadastrës,viti 2023 bën plotë 30 vite nga ligji i kthimin dhe kompensimit të pronave, dhe se zgjidhje përfundimtare problemit të pronës do ti japi digjitalizimi I regjsitrave pronësorë, privat dhe publik.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!