Afera e inceneratorëve përplasi në Kuvend maxhorancën dhe opozitën. Lulzim Basha tha se Komisioni Hetimor i ngritur nga opozita po fakton vjedhjen e parave të taksapaguesve shqiptarë, pas së cilës qëndron kryeministri Rama.
Luzim Basha: Rama nuk mund të lajë dot duart nga drejtësia duke bërë kurban vetëm ministrat që shumë shpejt do të fillojnë të përballen me drejtësinë, pasi ai i në burg ka mbiemrin Koka por është vetëm bishti i kësaj afere.
Në kundërpërgjigje, Ministria e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali e ftoi të përballet me drejtësinë për aferat, që sipas saj rëndojnë mbi kryedemokratin.
Elisa Spiropali: Lulzim Basha është shembulli i gjallë se si, jo për këto afera që thotë ky e për numra që i përsërit se nga matematika nuk merr vesh, por për fakte e vjedhje ka shpëtuar vetë pikërisht për shkak të asaj drejtësie. Flet këtu për gishta e duar brenda e jashtë zullumit, ky që vetëm dy gishta ka larë dhe është i zhytur i gjithi brenda.
Por ish-Kryeministri Berisha akuzoi Ramën e Bashën se sikundër janë bashkë në projektin e Portit të Durrësit, po bëjnë gjithçka për të mbyllur edhe aferën e inceneratorëve. Zgjidhja sipas tij vjen përmes protestave popullore.
Sali Berisha: Janë dy hetime, një hetim parlamentar dhe një hetim i skrapit, të dyja përpiqen të varrosin çështjen, ju sjellin ju konfuzion me Zoton e Mërtirin dhe këtu gjithçka bëhet për të mbuluar hajdutët e vërtetë, asnjë qindarkë nuk lëviz dot pa miratimin e Ramës. Kjo aferë do zgjidhet vetëm nga reagimi qytetar ku u bëj thirrje për protesta masive.
Akuzave të Berishës, Basha i dha përgjigje jashtë parlamentit, duke e cilësuar atë patericë të regjimit të Edi Ramës.
Lulzim Basha: Nuk kursejnë asnjë shpifje në funksion të heqjes së vëmendjes së aferës së shekullit. Gjendemi në një breshëri shpifjesh. Një pakicë me regjimin dhe patericat e regjimit.
Në morinë e denoncimeve, ish-Kryeministri Berisha paralajmëroi publikimin e disa përgjimeve të bëra nga agjenci partnere, ku sipas tij rezultojnë të kenë rënë në grackën e aplikacionit SKY ECC ministra, prokurorë e gjyqtarë të përfshirë në komunikim me bandat.
Sali Berisha: Falë një operacioni të pesë vendeve partnere janë gozhduar, zbuluar lidhje të panumërta të ministrave, politikanëve me bandat e tyre në Europe. Këto që dëgjojmë ne janë vetëm maja e Ajsberbut.
Por maxhoranca dhe opozita reaguan edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk shkarkoi nga detyra Presidentin Ilir Meta.
Tau;ant Balla: Gjykata Kushtetuese ka thënë që Presidenti e ka shkelur Kushtetuesen, por e ka shkelur butë jo fort.
Lulzim Basha: Nuk kam asnjë koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është vendim i cili komentohet.
Sali Berisha: Gjykata Kushtetuese duke treguar varësinë e tmerrshme nga politika nuk dënoi aktin e falsifikimit që parlamenti u bëri vendimeve të tij vetëm për t’i vendosur me falsifikim në procedurë dhe kohë.
Në oborrin e parlamentit, Ish-kryeministri Berisha u takua edhe nga një banore të 5 Majit, e cila i kërkoi mbështetje në 22 Shkurt, që përkon edhe me afatin e prishjes së banesave të tyre nga qeveria.
Sali Berisha: Kërkesën tuaj do t’ja përcjell komisionit. Jemi dhe do mbetemi parti e pronës.
#Kuvend2022 #SaliBerisha #debate #LulzimBasha #TaulantBalla
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/sdDsBnnC0rE/maxresdefault.jpg)