#oranews #rtvora #elbasan
Të ecësh në trotuaret e qytetit të Elbasanit është kthyer në një sfidë të vërtetë. Pasi pjesa më e madhe e tyre janë të zëna nga bizneset ose nga tregtarët ambulantë, çka sjell vështirësi edhe për qytetarët.
Diku me vesh-mbathje, diku me ushqime e diku me tavolina lokalesh, trotuaret asnjëherë nuk janë të lira.
Qytetarët shprehen të revoltuar me këtë situatë, ndërsa kërkojmë më shumë hapësira publike.
"Problem është, sa më hapësirë të ketë aq më mirë, edhe për trafikun, për të gjitha," thotë një qytetar.
Thonë se kanë frikë të ecin, pasi trotuaret janë zënë dhe rruga e makinave është burim aksidentesh.
"Lagjen time e ka zënë lokali edhe nuk kemi ku të kalojmë nga karriget. Shumë problem se është burim aksidenti," thotë një qytetare.
Shprehen se bashkia është fajtore për këtë situatë, ndaj duhet të merren masa.
"Bashkia e ka fajin. Është problem se nuk ke ku kalon. Kalo këtej përplasesh me njerëzit, kalo andej përplasesh me sendet. Nuk kemi çfarë të bëjmë," thotë qytetarja.
Referuar ligjit për hapësirat publike, është detyra e Bashkisë të lirojë trotuaret dhe t’u sigurojë qytetarëve të lëvizin lirshëm.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!