Ish-efektivi i forcave operacionale i cili u kap nga pamjet e kamerave të sigurisë duke shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, duhet të qëndrojë në qeli.
Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e rrëzimit të rekursit me argumentin se nuk përmbushën kriterët ligjore për rekurs. Sipas togave të zeza nuk ka shkelje të ligjit nga dy gjykatat për cakimin e masës së sigurimit.
Ndërsa vetë Jeton Lami në rekursin e dorëzuar theksonte se nuk ka rrezik për të prishur provat duke qenë se ato ishin sekuestruar nga ana e prokurorisë dhe se nuk kishte rrezik që të largohej jashtë vendit dhe t’i shmangej drejtësisë.
Gjithashtu ish-polic preteonte se nuk ekzistojnë kriteret dhe kushtet ligjore për një masë shtrënguese si ajo e arrestit në burg. Jeton Lami është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Kurbinit, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Jeton Lami ka deklaruar se nuk ka lidhe me zhdukjen e biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj dhe ka pranuar se e ka shoqëruar dy ditët e fundit para se të humbte gjurmët.
Ervis Martinaj u pa për hetë të fundit në parkingun e një hoteli në Durrës së bashku me një mikeshën e tij dhe Jeton Lamin, dhe që prej datës 9 Gusht 2022 nuk ka asnjë informacion për vendndodhejn e tij.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!