Akuzat ndaj Sali Berishës i vijoi edhe nga dega katër, ku demokratëve të kryeqytetit u tha se pëmes koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ish-kryeministri po tenton t’i japë Partinë Demokratike Ilir Metës. Ky skenar i Berishës sipas Lulzim Bashës me tre protagonistë ka për qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike.
Lulzim Basha: Mund ta lëmë Ilir Metën, që me dorën e Sali Berishës, të marrë prapë vota demokratësh t’i çojë te Ilir Meta, ky pastaj t’i çojë tek Edi Rama. Se këto janë zgjedhjet; o me demokratët për demokratët, o me Ilir Metën për Ilir Metën, që do të thotë për Edi Ramën. Shikoni si bëhen bashkë ku i cënohen interesat. Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë për të shkatërruar PD.
U zotua për opozitë ballore pa kompromis, duke i kujtuar trekëndëshit të Bermudës, siç i etiketon ai Berishën, Metën e Ramën që për akuzat ndaj tij të drejtohen në SPAK.
Lulzim Basha: E kanë bërë malin e akuzave kundër meje më të lartë se mali i Dajtit. Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK. Ejani me mua në SPAK, të gjithë. Atje të bëhet vettingu i politikanëve, të bëhet vettingu i pasurisë së familjeve të çdokujt. Thonë jo se duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës.
Në krah të Alfred Rushajt, i cili hoqi dorë nga drejtimi i grupit parlamentar, Basha u ndal edhe tek rritja e çmimit të naftës, duke i kërkuar qeverisë të heqë taksën mbi karburantet, si një lehtësim për qytetarët.
Lulzim Basha: 240 lekë për litër, është vetëm taksa që ky ka vendosur mbi naftën, mbi benzinën. Dhe kur shkojmë në Parlament dhe i kërkojmë që ta heqë, bën sikur ngatërrohet, bën dhe shejtan-budallain. Thotë, taksa e karbonit, jo mor jo, s’po të thotë njeri për taksën e karbonit. 3 lekë është taksa e karbonit, kjo është 24 lekë të reja.
Sipas Bashës çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjti në rajon dhe se qytetarët paguajnë për një litër karburant sa banorët e Zvicrës, të cilët kanë 16 herë më shumë të ardhura për frymë sesa shqiptarët.
#LulzimBasha #EdiRama #SaliBerisha #IlirMeta #PD
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/t10ZRNAfzBs/maxresdefault.jpg)