DURRËS– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot pasdite, në orën 16:00 pallatin 14 katesh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit të 26-nëntorit të kaluar. Siç u njoftua edhe nga vetë IKMT-ja, shembja u krye me shpërthim të kontrolluar, në trupin e objektit janë hapur 5 mijë furnela dhe u përdorën 130 kilogramë lëndë eksplozive, tritol, i llojit C4.
Gjatë shpërthimit, mësohet se ka mbetur i plagosur një efektiv i forcave të armatosura, i cili nuk ka ruajtur distancën e duhur nga pallati. Efektivi është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ky pallat pësoi dëme dhe u spostua gjatë tërmetit të nëntorit të kaluar, ekspertët e klasifikuan të pabanueshëm dhe bënë gati përgatitjet për ta shembur.
Lexoni të plotë lajmin në linkun: [ Ссылка ]
Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscribe në: [ Ссылка ]
Like Dosja.al në Facebook: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Instagram: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Twitter: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/t2LalbWs8Zc/maxresdefault.jpg)