Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi zyrtarët të forcojnë kontrollin e kufirit me ukrainën pas një serie sulmesh me dronë. Të martën, ministria ruse e mbrojtjes tha se një dron u rrëzua vetëm 100 metra larg Moskës ndërsa dy të tjerë u rrëzuan në rusinë jugore. Autoritetet lokale po ashtu raportuan se tre dronë kishin marrë në shënjestër rajonin rus të Belgorodit në kufi me ukrainën, mbrëmjen e të hënës, me njërin që kishte fluturuar edhe përmes dritares së një apartamenti në kryeqytetin rajonal. Kjo erdhi pasi një avion spiun raportohet se u shkatërrua në një akt të guximshëm sabotazhi në bjellorusi, duke përdoruir dronë të blerë në dyqane, me sulmin që u mor përsipër nga aktivistë vendas anti qeveritarë, që kundërshtojnë luftën në Ukrainë. Zyrtarët ukrainas nuk kanë marrë përsipër përgjegjësinë për asnjë nga sulmet.
Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov tha se një dron ukrainas ishte rrëzuar pranë fshatit Gubastovo, në juglindje të kryeqytetit. Droni me sa duket kishte në shënjestër atë që ai e quajti infrastrukturë civile, por më vonë u konfirmua se ishte një impiant gazi i menaxhuar nga kompania shtetërore Gazprom. Impianti mbeti i paprekur, raportuan mediat duke publikuar më tej edhe një foto të asaj që dukej se ishte cka kishte mbetur nga droni që i ngjasonte një droni sulmi ukrainas UJ 22. Ky i fundit është i vogël dhe i manovrueshëm, mund të fluturojë edhe në mot të keq dhe ka një rreze veprimi prej 800 km.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#TopChannel
Ещё видео!