Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi fuqishëm homologun rus, Vladimir Putin, për, siç tha, “sulmin e paramenduar dhe të paprovokuar” kundër Ukrainës. Biden mbajti të martën mbrëma fjalimin e parë mbi gjendjen në vend. E pranishme në Kongres ishte edhe ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova.
“Gjashtë ditë më parë, Vladimir Putin i Rusisë u përpoq t’i tundte themelet e botës së lirë, duke menduar se mund ta bëjë atë të përkulet përpara mënyrave të tij kërcënuese. Por, ai i bëri llogaritë keq. Popullin ukrainas është si “një mur force”, të cilin Putin “nuk e kishte imagjinuar kurrë”.
Biden lëvdoi homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe qytetarët ukrainas për, siç tha, “guximin dhe vendosmërinë”, me të cilin kanë frymëzuar botën. “Putini mund ta rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit ukrainas”, tha Biden.
Ai tha se SHBA-ja dhe NATO-ja kanë treguar se Perëndimi qëndron përkrah Ukrainës.
Historia ka treguar se “kur diktatorët nuk paguajnë çmimin për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos”. “Gjatë gjithë historisë sonë e kemi mësuar këtë mësim”. “Kjo është arsyeja përse Aleanca e NATO-s është krijuar - për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Shtetet e Bashkuara janë anëtare, së bashku me 29 vende të tjera”,
Sipas tij, Putin i ka refuzuar përpjekjet për diplomaci dhe ka menduar se Perëndimi dhe NATO-ja nuk do të përgjigjen. “Ai ka menduar se do të na përçajë. Putin ka gabuar. Ne kemi qenë gati”, tha Biden duke shtuar se tani presidenti rus është i izoluar nga bota më shumë se kurrë.
“Ne po i shkaktojmë dhimbje Rusisë dhe po mbështesim popullin e Ukrainës. Putin “është i vetmi fajtor” për pushtimin e Ukrainës ai do të paguajë një “çmim të lartë”, në afat të gjatë.
Regjimi i Putinit mbështetet nga oligarkë dhe zyrtarë të tjerë të korruptuar, “të cilët kanë nxjerrë miliarda dollarë nga ky regjim i dhunshëm”, tha Biden. Ai u zotua se do të punojë me aleatët evropianë për të konfiskuar “jahte, avionë dhe sende të tjera luksoze ruse”.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Biden#Mesazhi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/tBT62MxJHlA/maxresdefault.jpg)