Forcat Special RENEA kanë ekzekutuar Ramiz Muçollarin mëngjesin e kësaj të shtunë, pasi ky I fundit tentoi të vriste gruan dhe djalin e tij.
Në njoftimin zyrtar të Policisë bëhet me dije se forcat RENEA kanë bërë negociata për 8 orë me viktimën, por ai ka refuzuar të dorëzohet, madje duke hapur zjarr ndaj forcave speciale.
Ngjarja ndodhi në fshatin Qesarakë të Maliqit, në banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e së pretmes plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij, konkretisht Pëllumbesha dhe Kamber Muçollarin.
Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i'u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t'u dorëzuar, por ka qëlluar me mitraloz të lehtë në drejtim të tyre.
Forcat Speciale "Renea", kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre.
“Forcat Speciale "Renea", në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën”, bën me dije policia.
Shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së premte ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RENEA#Maliq#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/tC-06m5XWAo/maxresdefault.jpg)