Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 134 vite burg në total të 21 të pandehurve për kultivimin e 28 parcelave me kanabis në Skrapar përgjatë vitit 2020.
Grupi kriminal i hetuar nga SPAK dyshohet se është ndihmuar edhe nga zyrtarë lokal. Prokuroria kërkoi dënimin me nga dy vite burg të dy punonjësve të policisë Astrit Duro dhe Bardhyl Çela, si dhe dy funksionarëve Edmond Zotkaj dhe Fatos Lamaj për “Shpërdorim detyre”.
Si personi kryesor dhe financues i aktivitetit kriminal është kërkuar shpallja i fajshëm dhe dënimin me 15 vite burg i shtetasit Arben Lekli. Sefedin Doka, Alban Bendo, Fatjon Beshiri dhe Anxhela Beshiri, akuzohen gjithashtu nga SPAK si pjesë e të njëjtit grup kriminal dhe për të është kërkuar dënimi me nga 12 dhe 10 vite burg.
Të hetuarit e tjerë dyshohet se kanë bashkëpunuar për kultivimin e kanabisit, por jo si pjesë e të njëjtit grup kriminal.
Hetimet për këtë grup çuan në asgjësimin 5045 bimëve kanabis, si dhe sekuestrimin e 176 kilogramëve lëndë narkotike e paketuar. Trafikantët kishin ngritur impiante vaditje, vendqëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin. Disa prej persona që merreshin me rritjen e kanabisit rezultuan emigrant të vendeve të lindjes.
Tv Klan
#kanabis
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/tCZQEUiRVtw/maxresdefault.jpg)