Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se tensionet në Veri mund të rriten sërish pasi mund të ketë aksione të reja të Policisë së Kosovës.
Sipas kreut serb, situata mund të përshkallëzohet serish për shkak të humbjes politike që sipas tij pësoi Prishtina.
“Shpresoj se arsyeja dhe një qasje racionale do të mbizotërojë në punën e njerëzve në Prishtinë, edhe pse është e vështirë të llogaritet në atë pas kësaj disfate politike që ata përjetuan, dhe kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga situata,” është shprehur Vuçiç.
Presidenti serb shtoi më tej se Beogradi duhet të jetë gati për cdo aksion.
Deklarata e tij erdhi një ditë pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç t’i kthehen bisedimeve që sa më shpejt.
Borrell thotë se ditët e fundit ka biseduar dy herë me presidentin Vuçiç dhe Kurti për t’i bindur të takohen në Bruksel.
Por presidenti serb thekson se nuk do të kthehet në bisedimeve derisa Kosovba të nisë nga zbatimi i marrëveshjes për Asosacionin e Komunave Serbe.
Pamje : AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!