Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi ashpër për stërvitjen ushtarake greke pranë vendit ku Turqia po bën shpime në një zonë të diskutueshme të Mesdheut. Sipas Euroneës, Erdogan tha gjatë një fjalimi se se Greqia është duke rrezikuar “sigurinë bregdetare dhe lundruese të të gjitha anijeve në rajon” dhe paralajmëroi se qëndrimi i saj ndaj ligjit ndërkombëtar e ka zhytur Greqinë “në një kaos nga i cili nuk mund të dalë”. Autoritetet greke e kishin bërë të qartë se forca detare dhe ajrore e Greqisë do të zhvillonte ushtrime ushtarake duke filluar nga e marta. Ndërkohë, Gjermania po rrit përpjekjet diplomatike për të parandaluar tensionet mes dy rivalëve rajonale, të cilat po përshkallëzohen rrezikshëm. Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas i mëshon idesë së gjedhjes së gjuhës së përbashkët. “Nga këndvështrimi ynë, dialogu i drejtpërdrejtë dhe hapat nga të dy palët për të ctensionuar situatën, janë të një rëndësie kyce”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se Berlini druhet që një përshkallëzim i mëtejsshëm i situatës mund të kishte pasoja vërtet të rënda. Ministrat e jashtëm të BE pritet të diskutojnë mbi krizën në Mesdheun lindor në një takim jozyrtar në kryeqytetin gjerman këtë javë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Erdogan#Greqia#TopChannel
Ещё видео!