Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për grupin e personave të akuzuar për mashtrim kompjuterik me call centerat, që u kanë shkaktuar të paktën 7 milionë euro dëme shtetasve të Bashkimit Europian, kryesisht gjermanë.
Erjon Kasmi, akuzuar si kreu i grupit u dënua me 11 vite burgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhulian Xhafa u dënua me 10 vite burg. Që të dy përfitojnë shkurtimin e dënimit me një të tretën prej gjykimit të shkurtuar.
Në prill, SPAK kërkoi 17 vite e 6 muaj burg për Kasmin dhe Xhafën. Sa i përket pjesës tjetër të të akuzuarve nga SPAK, 11 punonjës të “Call Center”-ve të drejtuar prej tyre, për të cilët prokuroria e posaçme kërkoi shërbim prove, gjykata vendosi shpalljen e tyre të pafajshëm.
Grupi akuzohej se nëpërmjet premtimeve për fitime të majme në bursa përvetësuan 7 milionë nga qytetarë të ndryshëm europianë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#GJKKO#CallCenter
![](https://i.ytimg.com/vi/tHpXX4CNbrA/maxresdefault.jpg)