Fatmir Mediu kryetari i PR, bëhet sot politikani i dytë pas ish Ministrit të Rendit Perikli Teta që paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në gjyqin e 14 Shtatorit. Ai ka deklaruar se gjatë kohës së mitingut mortor për nder të deputetit të vrarë Azem Hajdari nuk ka parë asnjëri të armatosur.
Sipas Mediut ai nuk ka fakte për organizimin e kryengritjes megjithatë Prokurori çeshtjes Nasip Naçi ka insistuar me pyetjet e tij dhe e ka detyruar Mediun të pohojë se gjithsesi ai ka parë njerëz të armatosur nëpër rrugët e Tiranës, por ai nuk ishte në gjendje të përcaktonte përkatësine e tyre partiake apo institucionale.
Dukej qartë se të pandehurit dhe avokatët e tyre ishin mjaft të kënaqur nga dëshmitë e kryetarit repubikan Fatmir Mediu. Pas Mediut sot ka dëshmuar dhe ish Zëvëndësministri i Rendit Publik të asaj kohe Ilir Çano. Kryeprokurorëve të çeshtjes dhe avoktëve ai u është përgjigjur në mënyrë të detajuar për masat e marra nga Ministria Rendit për parandalimin e ngjarjeve të 13 dhe 14 Shtatorit. Sipas tij ishte diskutuar në forumet e larta të Ministrisë për rrethimin e ndërteses së Kryeministrisë me tanke e autoblinda që në mbrëmjen e 13 Shtatorit por ai nuk e di pse nuk u bë diçka e tillë.
Për problemin e rrëmbimit të tankeve, Çano nuk deklaroi asgjë pasi ai i drejtonte vetëm veprimet e policisë në atë kohë dhe jo Gardën e Republikës të cilët i përkisnin mjetet e rrëmbyera. Vetëm ministri Teta kishte kompetenca për të dhënë urdhrin e nxjerrjes së mjeteve në bulevard paraditen e 14 shtatorit, ka përfunduar dëshminë e tij Çano.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://s2.save4k.ru/pic/te8d-MEaC9Y/mqdefault.jpg)