Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç thotë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është “në gjendje kome”. Kjo gjendje, sipas tij, nuk ka të lidhje me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak, por me faktin se shtetet që kanë ndikim, nuk po ushtrojnë presion ndaj Kosovës.
Në një intervistë për televizionin serb, Gjuriç njoftoi lobim intensiv diplomatik, duke theksuar se Parlamenti i ri Europian është konstituuar dhe disa gjëra po ndryshojnë në Europë. Sipas tij, viti i ardhshëm “mund të jetë viti në të cilin situata do të jetë më e favorshme për Serbinë’, duke iu referuar rritjes së ekstremistëve në BE.
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirollav Lajçak, qëndroi në Serbi më 19 qershor. Gjatë vizitës ai u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefin e diplomacisë, Marko Gjuriç.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç tha se me Lajçakun kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, zbatimi i këtyre dy marrëveshjeve do të mundësonte kthimin në një dialog konstruktiv mes dy shteteve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#Serbi
Ещё видео!