Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Në një operacion të gjerë antidrogë të zhvilluar në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe në Bullgari janë arrestuar 30 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 23 të tjerë.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali, DEA-n amerikane dhe SELEC kanë finalizuar një ndër operacionet më të gjera kundër narkotrafikut, të koduar “Ballkan”.
Hetimet në Shqipëri janë ndjekur nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Hetimet nisën në vitin 2015. Përgjatë 15 muajve, operacioni u krye në partneritet me organet lizgjzbatuese të vendeve të rajonit dhe në bashkepunim me DEA dhe SELEC.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/tq8FVPJRpGc/maxresdefault.jpg)