Çfarë e bën një #fytyrëperfekte? #Hidratimi, poret jo shumë të hapura dhe të pastra dhe zhdukja e pikave të zeza. Kaq mjafton, që ajo të jetë e butë,e njëtrajtshme dhe e pastër deri në thellësi.
Për të realizuar këtë do ju tregoj maskat e përzgjedhura me kujdes, që mund t’i përgatisni në kushtë shtëpie. Këto maska pastrojnë fytyrën në saj të efekteve të tyre detoksifikuese, largojnë njollat në fytyrë, pikat e zeza dhe papastërtitë e tjera. Gjithnjë para se të vendosni maskën duhet ta pastroni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.
Maskë me sodë buke dhe ujë
Soda e bukës shtresëzon lëkurën tuaj duke e lënë atë të butë ndërkohë që pastrohen poret nga largimi i qelizave të vdekura. Ndihmon për të neutralizuar pehashin(pH) e lëkurës dhe bën që ajo të prodhojë më pak yndyrë, duke parandaluar kështu #pikatezeza. Soda e bukës është një pastrues efektiv i lëkurës shumë i domosdoshëm për përkujdesjen e saj.
Përbërësit
1 lugë gjelle sodë buke
1/4 gotë me ujë
Udhëzime: Lani fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë për të hapur poret e lëkurës.Përzieni një lugë gjelle sodë buke dhe një sasi të vogël uji bashkë për të formuar një pastë.Vendoseni përzierjen në fytyrë duke e masazhuar atë nëpërmjet lëvizjeve rrethore me gishtat tuaj për 2-3 minuta. Kjo ndihmon që të largohen qelizat e vdekura të lëkurës, pikat e zeza dhe papastërtitë e tjera.
Lëreni maskën në fytyrë për 10-15 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë duke mos lejuar kështu që papastërtitë të rihyjnë në pore. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.Përsëriteni këtë maskë 1-2 herë në javë për të marrë rezultate më të mira.
Maska për pastrimin e fytyrës me Aloe Vera, Limon dhe Sheqer
Kjo maskë bën një pastrim magjik të fytyrës, nuk do ta besoni rezultatin. Xheli i #AloeVerës përmban polisakaride të cilat stimulojnë rritjen e qelizave të reja të lëkurës. Ai ndihmon në largimin e shenjave dhe papastërtive të lëkurës. Për shkak të vetive anti-inflamatore ai përdoret edhe në trajtimin e puçrrave në fytyrë.
Përbërësit
2 lugë çaji xhel Aloe Vera
1 lugë çaji lëng limoni
1 lugë çaji sheqer
Nxirrni xhelin e Aloe Verës nga një gjethe e saj nëpërpjet një luge ose thike. Hidhni 2 2 lugë çaji xhel Aloe Vera në një tas dhe përziejeni me 1 lugë çaji lëng limoni dhe 1 lugë çaji sheqer. Vendoseni përzierjen në fytyrë duke bërë lëvizje rrethore me gishtat tuaj. Lëreni maskën në fytyrë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Bëjeni këtë maskë 2-3 herë në javë deri sa fytyra juaj të jetë pastruar plotësisht.
#homadefacemask #maskanekushteshtepie
🥰🥰🥰 Thumbs up if you enjoyed and would like to see more related videos 🙂...
Find me on Instagram here ➡️ [ Ссылка ] margi.pu
Tik Tok ➡️ tiktok.com/@margi.pu ....
Facebook ➡️ [ Ссылка ]
Like and Subscribe in my channel 🥰🥰🥰
YouTube ➡️ [ Ссылка ]
-----------------------------------------------
Email for collaboration mpmisspink9@gmail.com
-----------------------------------------------
I am waiting for any suggestions 😇
Jam duke pritur per sugjerimet juaja 😇
![](https://i.ytimg.com/vi/tsFYfn2RXKw/mqdefault.jpg)