Mediat greke i përshkruan si kërcënime të reja të Rexhep Tajip Erdoganit ndaj Athinës deklaratat e presidenti turk se vendi ynë fqinj do të vuajë shumë nëse Turqia hap kufijtë e saj. “Është mosmirënjohje e madhe nga ana e Greqisë të dalë me pretendimin se Turqia është zanafilla e problemit me emigrantët, në një kohë kur vendi ynë po strehon 5 milionë të tillë.
Nëse ne hapim kufijtë për këtë “ushtri”, nuk e di se cfarë pasojash do të vuajë vërtet Greqia e cfarë do të bëjë në atë rast”, u shpreh ai, duke shtuar se grekët “po i dënojnë me vdekje refugjatët, duke shpuar gomonet e tyre”. Erdogan fshikulloi ashpër dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe bashkëpunëtorët e tij, duke thënë se “po gënjejnë për emigracionin dhe po tregohen të pandershëm, e kjo është arsyeja përse ata nuk ngjallin sipas tij, besim tek rajoni.
Më herët, shefi i ekzekutivit grek pati një përplasje të ashpër verbale me një gazetare holandeze gjatë një konference shtyp në Athinë, ku u diskutuan politikat e emigrimit dhe kushtet në kampet e refugjatëve në ishullin grek Samos. Gazetarja e akuzoi se Greqia po gënjen për kushtet e emigrantëve që strehon dhe për atë që po ndodh me klandestinët e mbërritur në këtë vend, kryesisht nga Turqia.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RexhepTajipErdogani#Athine#TopChannelNews
Ещё видео!